Real Madridi ka pasur një fillim dëshpërues të vitit 2019, së pari barazuan 2-2 me Villarrealin, pastaj humbën 2-0 në shtëpi nga Real Sociedadi.
Duket se kjo ka zgjuar presidentin Florentino Perez, i cili është në kërkim të një sulmuesi qendror për Los Blancos.
Karim Benzema është duke bërë maksimumin e tij, por prapë nuk po arrin të shënojë rregullisht, ndërsa Gareth Bale po kalon nga lëndimi në lëndim. Alternativa tjetër e trajnerit Santiago Solari është Marioano Diaz, i cili është gjithashtu i lënduar.
Nga kjo nevoja për të nënshkruar me një sulmues është një nga prioritetet e klubit spanjoll, ndërsa më poshtë keni kaltër alternativat më të mira:
Së pari është Timo Werner nga RB Leipzig, i cili besohet se tashmë është kontaktuar.
Pastaj një tjetër ide e mundshme është Krzysztof Piatek nga Genoa, ndërsa Mauro Icardi i Interit është një nënshkrim pothuajse i pamundur janar.
Në fund është dhe emri i Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt, por edhe më pak i pëlqyeri. /Telegrafi/