Real Madridi është duke u përpjekur të nënshkruajë me një lojtar që do t’i ndihmonte skuadrës shumë në fazën sulmuese.
Sipas The Sun, një nga idetë e Los Blanco është Paulo Dybala i Juventusit, për të cilin klubi spanjoll tashmë ka përgatitur një ofertë.
Besohet se oferta për argjentinasin është 105 milionë euro, por që mund të rritet pasi për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Manchester City.
‘La Joya’ pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, spanjolli e kishte kërkuar yllin e Zonjës së Vjetër edhe sa ishte pjesë e Bayern Munichut.
Në 1380 minuta lojë (16 ndeshje si titullar, dy si zëvendësues) Dybala ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar katër asistime këtë sezon.
Këto shifra jo edhe aq të mira kanë bërë që ai mos të ketë besimin maksimal të trajnerit Massimiliano Allegri.
25-vjeçari për Juven në katër sezone ka shënuar 75 gola në 165 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/