Site icon Telegrafi

Reali ofron Raphael Varane dhe para për Thibaut Courtoisin

Real Madrid është në krizë të thellë të rezultateve në këtë sezon.

Los Blancos janë eliminuar nga Copa del Rey dhe janë 19 pikë pas liderit të La Liga, Barcelonës.

Kjo ka bërë që madrilenët të mendojnë për përforcime gjatë afatit kalimtar të verës në çdo repart të ekipit.

Presidenti i “merengezëve”, Florentino Perez është gati të ofrojë Raphael Varanen për të transferuar portierin e Chelseat, Thibaut Courtois.

Sipas “Don Balon”, Perez dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri në verë dhe belgu është në krye të listës së transferimeve.

Për shërbimet e belgut interes ka shfaqur dhe Paris Saint-Germain, por numri 1 i klubit madrilen shpreson se përfshirja e kartonit të mbrojtësit Varane, pritet ta ndihmoj në mbylljen me sukses të këtij operacioni.

Ndryshe, kampionët aktual evropian janë në kërkim të disa lojtarëve në mesfushë dhe repartin e sulmit. /Telegrafi/

Exit mobile version