Real Madridi është duke përgatitur një vlerë deri në 85 milionë euro plus Mateo Kovacicin për yllin e Juventusit, Paulo Dybala.
Tuttosport transmeton lajmin e Mundo Deportivo që e quan sulmuesin “ëndrra e ndaluar” e Los Blancos.
Ndërkohë që Kovacic është një nga opsionet që po i shqyrton Juve për ta përmirësuar mesfushën.
Për këtë arsye, Florentino Perez është i gatshëm t’i nisë bisedimet me Bianconerët për transferimin e argjentinasit në Santiago Bernabeu, kurse kroati do të shkonte drejt Serie A dhe Zonja e Vjetër do të merrte një shumë të mirë parash.
Mirëpo, Juve nuk dëshiron ta lejojë largimin e Dybalas për më pak se 120 milionë euro, ndërsa në garë është edhe Barcelona. /Telegrafi/