Telegrafi

Reali me ofertë të re në drejtim të Unitedit, ofron James Rodriguezin dhe para për Pogban

Real Madridi nuk është dorëzuar për t’i siguruar shërbimet e Paul Pogbas. Los Blancos po tentojnë në të gjitha mënyrat për të nënshkruar me reprezentuesin francez, edhe pse Manchester Unitedi po iu reziston ofertave.

Së fundmi Reali ka bërë një ofertë të re në drejtim të Djajve të Kuq, duke përfshirë edhe kolumbianin James Rodriguez.

Lexo po ashtu Solskjaer ia mbyll dyert Realit: Nuk kam dyshime se Pogba do të mbetet te Unitedi këtë verë

Trembëdhjetë herë kampioni e Evropës e ka ofruar kolumbianin James Rodriguez, si dhe 35 milionë euro, ofertë që është refuzuar nga Manchesteri.

Djajtë e Kuq kanë bërë të qartë se nuk duan të heqin dorë nga Pogba, pasi trajneri i tyre Ole Gunnar Solskjaer e sheh si lojtarin kryesor në mesfushë.

Lexo po ashtu Numrat tregojnë që Real Madridi ka nevojë për Paul Pogban: Francezi dominon dukshëm mbi treshen e mbretërve

United do të pranonte vetëm oferta që kapin shifrën e 160 milionë funteve, por që madrilenët nuk janë të gatshëm të ofrojnë aq para për Pogban.

Gjithsesi francezi është duke u pëlqyer edhe nga ish-skuadra e tij Juventus. /Telegrafi/