Real Madridi nuk është dorëzuar për t’i siguruar shërbimet e Paul Pogbas. Los Blancos po tentojnë në të gjitha mënyrat për të nënshkruar me reprezentuesin francez, edhe pse Manchester Unitedi po iu reziston ofertave.
Së fundmi Reali ka bërë një ofertë të re në drejtim të Djajve të Kuq, duke përfshirë edhe kolumbianin James Rodriguez.
Trembëdhjetë herë kampioni e Evropës e ka ofruar kolumbianin James Rodriguez, si dhe 35 milionë euro, ofertë që është refuzuar nga Manchesteri.
Djajtë e Kuq kanë bërë të qartë se nuk duan të heqin dorë nga Pogba, pasi trajneri i tyre Ole Gunnar Solskjaer e sheh si lojtarin kryesor në mesfushë.
United do të pranonte vetëm oferta që kapin shifrën e 160 milionë funteve, por që madrilenët nuk janë të gatshëm të ofrojnë aq para për Pogban.
Gjithsesi francezi është duke u pëlqyer edhe nga ish-skuadra e tij Juventus. /Telegrafi/