Telegrafi

Reali nuk ka hequr dorë nga Pogba, e konfirmon Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se klubi spanjoll vazhdon të jetë i interesuar për Paul Pogban dhe se gjithçka mund të ndodhë këtë verë.

Los Blancos janë konkurrentë të fuqishëm të Manchester Unitedit për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, megjithëse besohet që Djajtë e Kuq janë një hap më para.

Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

“Tash për tash, jemi akoma të angazhuar (në fazën parasezonale) dhe nuk mund të them diçka më shumë”.

“Deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodhë, por sot ai nuk është lojtar i Real Madridit dhe nuk mund të flas se çfarë mund të ndodhë”.

Lexo po ashtu Ndërpriten testet mjekësore të Paul Pogbas (Foto)

“Unë gjithmonë flas për atë se si janë gjërat, por tash nuk është koha për të folur për këtë. Shumë klube janë të interesuara për Pogban”.

“Real Madridi gjithmonë i do lojtarët më të mirë. Por, ne ia kemi borxh Juventusit respektin, dhe unë nuk mund të them asgjë më shumë për shkak të respektit”, ka theksuar Zidane. /Telegrafi/