Site icon Telegrafi

Reali nuk e shet, por Chelsea këmbëngul për Kovacicin

Chelsea i është bashkuar betejës për mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovaçiç.

Daily Mail shkruan sot se londinezët kanë pyetur rreth mesfushorit të madrilenëve si një alternativë të Aaron Ramsey të Arsenalit.

Mesfushori është në bisedime me Arsenalin lidhur me një marrëveshje të re dhe Chelsea po mban një sy në zhvillimet, por mund të zgjedhë të presë me Ramsey në dispozicion në një transferim të lirë verën e ardhshme.

Mateo Kovacic (Getty Images)

Maurizio Sarri tashmë po skanon tregun për alternativa dhe kroati është një lojtar që i pëlqen, duke e parë atë nga afër gjatë ditëve të botërorit.

Gjithashtu kroati ka tërhequr vëmendjen e Manchester Cityt, të cilët po e konsiderojnë si alternativ pas dështimit me Fredin dhe Jorginhon.

Megjithatë, pavarësisht dëshirave të lojtarit për të lëvizur, kampionët evropianë ngurrojnë të lejojnë që të largohet nga klubi këtë verë.

Reali deri më tani ka humbur shërbimet e Cristiano Ronaldos që ka kaluar në radhët e Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version