Site icon Telegrafi

Reali ndjek nga afër Dzekon

Edin Dzeko në ndeshjen Fiorentina-Roma (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit.

Sipas AS, vëzhgues të Los Blancos kanë ndjekur nga afër Edin Dzekon në ndeshjen Spanjë-Bosnje dhe Hercegovinë.

Në këtë ndeshje të zhvilluar në Estadio de Gran Canaria sulmuesi i Romës luajti për 84 minuta, por nuk arriti të shënojë ndonjë gol.

Edin Dzeko gjatë një aksioni kundër Fiorentines (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Në javët në vazhdim Reali pritet t’ia prezantojë ofertën skuadrës nga Roma, me shpresën që nuk do refuzohen.

Dzeko ishte kërkuar shumë nga Chelsea gjatë verës, por lojtari kishte refuzuar vazhdimisht Blutë.

Lexo po ashtu Po konsiderohet si Varane i ri, Roma, Juventus dhe Napoli pas talentit Todibo

Miqësorja mes Spanjës dhe Bosnjës përfundoi në të mirë të spanjollëve me rezultat 1-0, golin e vetëm e shënoi Brais Mendez.

32-vjeçari këtë sezon në Serie A ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=VohtfRYz6lM

Exit mobile version