Telegrafi

Reali i ndërhyn Barcelonës, kontakton Liverpoolin për Coutinhon

Ylli brazilian ka rritur shumë nivelin që nga transferimi te Reds!

Ylli brazilian i Liverpoolit, Philippe Coutinho është bërë shkak i një ‘El Clasicos’ në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, pasi dy skuadrat duan shërbimet e tij.

Coutinho ka shkëlqyer çdo vit e më shumë që nga transferimi i tij te Liverpooli nga Interi dhe shumë skuadra të mëdha duan shërbimet e tij.

Është klubi katalunas, Barcelona që ka tentuar disa herë gjatë verës transferimin e tij, teksa mendon të kthehet me një ofertë edhe gjatë janarit, por gjërat kanë ndryshuar pasi tani kanë një rival të fortë si konkurrent.

Megjithatë, rivali i tyre, Real Madridi ka dalë si një destinacion i mundshëm dhe ka bërë kontakt me Redsat për shërbimet e Coutinhos.

Ylli brazilian po kalon në një formë të lartë

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Real Madrid shpreson të hidhet përpara Barcelonës për të nënshkruar me yllin brazilian, Philippe Coutinho.

Skuadra e Zinedine Zidanes do të kërkojë ta sjellë atë në kryeqytetin spanjoll në qershor në vend të afatit të ardhshëm të transferimeve.

Mbretërit shpresojnë që klubi nga Anfield të refuzoj çdo ofertë nga gjiganti katalunas në fillim të vitit për të transferuar atë gjatë verës.

Liverpooli disa herë ka deklaruar se ylli i tyre nuk është në shitje, por mediat kanë theksuar se me një ofertë prej 150 milionë eurove mund të blihet. /Telegrafi/