Telegrafi

Real Madridi po i bën vend Dybalas, largon dy yje të mëdha

Real Madrid nëse do ta ketë në skuadër yllin e tanishëm të Juventusit, Paulo Dybala, duhet të bëjë vend dhe të largojë disa lojtarë.

Dybala është caku kryesor i Florentino Perezit pas kërkesës së Zinedine Zidanes.

Sipas gazetarit Paco Gonzalez dhe emisionit të tij El Partidazo, tashmë mbretërit kanë filluar të mendojnë për t’i bërë vend argjentinasit.

“Të shkojmë në qershor dhe të shohim se çfarë do të ndodh. Dybala do të vijë nëse shiten lojtaër si James Rodriguez, por edhe Karim Benzema”.

“Nuk do ta marrin që ta ulin në bankë. Nuk do ta sjellin Dybalan që kushton 100 milionë euro e ta ulin në stol”.

“Ai e ka profilin e lojtarit për të luajtur në Madrid, sepse pasi që Leo Messi dhe Cristiano Ronaldon do ta lënë futbollin, ai së bashku me Neymarin do ta dominojnë atë”, ka thënë Gozalez. /Telegrafi/