Real Madridi është kthyer fuqishëm në garë për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogbas.
Gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe, ka raportuar se Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje prej 120 milionë eurosh me Zonjën e Vjetër për lojtarin.
Por, sipas mediave italiane, klubi anglez ka ofruar 110 milionë dhe nuk ka përmbushur kërkesën e agjentit Mino Raiola që për vete kërkon 20 milionë euro.
Tani Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium bëjnë të ditur se Reali është kthyer në garë për futbollistin dhe do të bëjë shpejt ofertën për francezin.
Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
Sky raporton se Pogba ia ka dhënë fjalën Unitedit, por gjithçka mbetet të konfirmohet në ditët në vijim.