Real Madrid është gati të nis një ofertë të re për sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane.
E përditshmja britanike, “Daily Mail” shkruan sot se reprezentuesi Senegalez ishte i lidhur edhe sezonin e kaluar me një kalim te madrilenët, por përfundoi duke mbetur në Merseyside.
Raportimet në Francë shkuan më larg sa duke thënë se këmbëshpejti kishte arritur një marrëveshje në parim për t’iu bashkuar ‘mbretërve’, para se trajneri Zinedine Zidane të jepte dorëheqje dhjetë muaj më parë.
Raportet e freskëta këtë javë në Francë pretendojnë se Madridi dhe Zidane do të ‘rifillojnë’ të gjitha përpjekjet për ta transferuar 26-vjeçarin në Bernabeu.
Mane ka qenë në formë të ashpër këtë sezon për Liverpoolin dhe është një forcë shtuese në luftën e tyre për titull.
Ndryshe, lojtari deri më tani ka pasur deri më tani ka pasur 85 paraqitje dhe ka shënuar 40 gola. /Telegrafi/