Real Madridi mbetet ende në kërkimin e yllit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, ndërsa tani po mendon të përfshijë edhe James Rodriguezin në ofertë.
Pogba, 26 vjeç, u lidh me një transferim te Real Madridi, por edhe Juventusi gjatë afatit të fundit të verës.
Gjigantët italianë pritet ta shënjestrojnë mesfushorin francez përsëri në afatin e janarit, pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit.
Por, vlerësimi prej 180 milionë eurove i Unitedit për yllin e tyre i ka frikësuar blerësit e mundshëm të lojtarit.
Sipas mediumit El Desmarque, Reali ende dëshiron transferimin e Pogbas dhe presidenti Florentino Perez është i gatshëm t’u ofrojë atyre edhe një yll.
Ky medium raporton se Perez mendon ta përfshijë kolumbianin James Rodriguez në një marrëveshje transferimi.
Agjenti i Rodriguez, Jorge Mendes dëshiron të largojë lojtarin jashtë Spanjës dhe të kërkojë një sfidë të re dhe një marrëveshje me Unitedin mund të jetë e mundur. /Telegrafi/