Telegrafi

Reali ftoh interesimin për Courtois

Real Madridi ka ftohur interesimin e tyre për Thibaut Courtois, kështu që belgu tani mund të mendoj renovimin me Chelsean.

Sipas Evening Standard, Thibaut Courtois ka të ngjarë të rifillojë bisedimet me Chelsean për rinovimin e kontratës pasi Real Madridi frenoi interesin e tyre për të nënshkruar me portierin.

Reali ka qenë prej kohësh i lidhur me një ofertë për Courtois, të cilit i kanë mbetur dy vjet në kontratën e tij aktuale.

Por, thuhet se Mbretërit janë duke u fokusuar në David de Gean dhe Gianluigi Donnarumman si zëvendësime të mundshme për Keylor Navasin.

Kjo i ka dhënë Chelseat një rritje në përpjekjet e tyre për të bindur reprezentuesin e Belgjikës që të nënshkruajnë një marrëveshje të re në Stamford Bridge. /Telegrafi/