Telegrafi

Reali është gati të përfshijë Bale në marrëveshjen për Hazardin

Real Madridi janë të gatshëm të përfshijnë Gareth Bale në ofertën e tyre për yllin e Chelseat, Eden Hazard, i cili i pëlqen shumë trajnerit Zinedine Zidane.

Mbretërit nuk janë duke larg formës së viteve të kaluara në këtë sezon dhe drejtuesit e klubit duan përforcime.

Presidenti Florentino Perez dhe Zinedine Zidane nuk janë të kënaqur me gjendjen dhe duan afrime të reja për të qëndruar në hap në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, ylli i Chelseat, Hazard është objektivi kryesor për trajnerin francez të Realit, Zidane.

Hazard është moti në dëshirat e Realit (Getty Images)

Trajneri francez ndjen se është koha e duhur për të nisur një lëvizje për yllin belg të Bluve, i cili edhe më parë ishte i lidhur me Los Blancos.

45-vjeçari nga Marseille ka një plan konkret për të arritur te Hazardi, pasi po planifikon të përfshijë Bale në marrëveshjen për belgun.

Zidane e di se Chelsea nuk do ta lejojë aq lehtë Realin për të nënshkruar me yllin e tyre për këtë francezi ka paraparë edhe uellsianin si pjesë të marrëveshjes.

Por, një shkëmbim me ish-yllin e Tottenhamit, Bale, 28 vjeç, do të shihte Blutë në një situatë të vështirë, pasi do të fitonin edhe një shumë të konsiderueshme parash. /Telegrafi/