Telegrafi

Reali e shënjestron Dzekon si rezervë të Benzemas

(Foto: SportyReport)

Real Madridi e ka identifikuar Edin Dzekon si rezervë të shkëlqyer të Karim Benzemas në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi francez është përballur me lëndime të shumta këtë sezon duke mos luajtur mjaftueshëm, ashtu që klubi e ka përpara planin për angazhimin e një lojtari tjetër.

Sipas Calciomercatoweb, sulmuesi i Interit konsiderohet si rezervë e denjë për yllin e Los Blancos për rastet kur ai nuk mund të luajë.

(Foto: Instagram/edindzeko)

Reali shpreson një transferim afatshkurtër për të bërë rotacion me fituesin e Topit të Artë dhe boshnjaku është shënjestra kryesore.

Megjithatë, mediat tjera italiane raportojnë se kjo marrëveshje vështirë mund të arrihet, sepse Dzeko është i përkushtuar te Interi. /Telegrafi/