Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah është njëri nga objektivat kryesor të Real Madridit për të ardhmen.
Salah u transferua në verë nga Roma te Liverpoolit për një shifër rreth 40 milionë euro, i cila u cilësua disi e lart nga mediat angleze.
Megjithatë, Salah arriti të bind të gjithë në javët e para me shpërthimin e tij, duke shënuar shumë gola dhe asistime që e ndihmuan të zgjidhet dhe lojtari afrikan i vitit 2017 dhe të bie në syrin e skuadrave të mëdha.
Sipas mediumit spanjoll OK Diario, suksesi i hershëm i sezonit të Salah me Liverpoolin ka çuar në interesimin e fortë nga Real Madridi.
Lojtarët e Zinedine Zidane kanë bërë shumë gabime këtë sezon dhe drejtuesit po kërkojnë zgjidhje tjera për të shënuara gola.
Sipas këtij mediumi, ylli i Egjiptit është shndërruar si një mundësi reale pas një shpërthimi fillestar te skuadra nga Anfield.
Madridi është i vetëdijshëm se një marrëveshje gjatë muajit janar do të jetë e ndërlikuar sidomos në rast transferimi të Philippe Coutinhos te Barcelona, por Mbretërit do të kthehet për shërbimet e tij në afatin e verës.
Mbretërit gjithashtu janë të interesuar edhe për Mauro Icardin e Interit, Timo Wernerin e RB Leipzigu, Alexis Sanchezin e Arsenalit dhe Sergio Agueron e Manchester Cityt. /Telegrafi/