Telegrafi

Reali e ka refuzuar ofertën e Liverpoolit për Iscon

(Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka kthyer fokusin te mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, pasi Real Madridi e ka refuzuar ofertën për Iscon.

Jurgen Klopp dëshiron ta përforcojë mesfushën në këtë afat kalimtar për t’i tejkaluar problemet me lëndime, ndërkohë që Redsat janë në rrugë për ta fituar titullin e Ligës Premier, si edhe do të përpiqen të kenë sa më shumë sukses në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Liverpooli përgatit ofertë të majme për Iscon

Zgjedhja e parë e Liverpoolit ishte Isco, mirëpo sipas El Desmarque, Reali ka refuzuar 47 milionë funte (56 milionë euro) për ta lejuar kalimin e tij në Anfield.

Fabian Ruiz (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Për këtë arsye, klubi anglez e ka kthyer interesimin kah alternativa e dytë, gjegjësisht te 23-vjeçari i Napolit.

Presidenti i klubit italian, Aurelio de Laurentiis, ka probleme të shumta me lojtarët, disa prej të cilëve duan të largohen, porse çmimi i Ruiz do të jetë shumë më i lartë se oferta që e ka bërë Liverpooli për Iscon. /Telegrafi/