Real Madridi dhe Juventusi kanë kontaktuar mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kanten.
E përditshmja franceze sportive, “Le 10 Sport” shkruan sot se gjigantët evropianë kanë mësuar se lojtari po e shqyrton të ardhmen te londinezët, pavarësisht se ka bërë një marrëveshje të re në fillim të këtij sezoni me The Blues.
Mesfushori francez është i pakënaqur me rolin e ri nën urdhrat e trajnerit, Maurizio Sarri dhe tashmë ia ka konfirmuar menaxhmentit të klubit.
Juve dhe Real kanë qenë të shpejtë për t’iu afruar agjentit të lojtarit për t’ia shprehur interesimin e tyre.
PSG gjithashtu janë të etur për ta blerë futbollistin, edhe pse Kante nuk dëshiron të shkojë në kryeqytetin francez të Parisit.
Për momentin, Kante po vazhdon të paraqitet për klubin e Londrës gjersa pritet të lëvizë gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/