Telegrafi

Real Madridi vazhdon të mendoj për Hazardin

Eden Hazard (Getty Images)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka lënë plotësisht interesimin e tyre në yllin e Chelseat, Eden Hazard.

Me dorëheqjen e Zinedine Zidanes u pretendua se ka përfunduar ndjekjen e Realit për kapitenin e kombëtares së Belgjikës.

Por, gazeta e njohur spanjolle AS raporton se Presidenti Perez ende e ka sulmuesin anësor në listën e tij të blerjeve verore.

Lexo po ashtu Van der Elst: Hazard vlen dyfish më shumë se Neymar  

Dyshja e PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe mbeten dy zgjedhjet e para për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo, por Hazard është gjithashtu në konsideratë.

Neymar dhe Hazard janë objektivat e Realit për afatin kalimtar veror

Forma e tij në Kupën e Botës e ka fituar vëmendjen e Florentinos dhe i pari i klubit mbretëror mendon të nis një ofertë për shërbimet e tij.

Edhe Hazard është i joshur nga një interesim i Realit pasi para se të fillonte Kampionati Botëror kishte ftuar klubin spanjoll të bëjë ofertë për të.

Lexo po ashtu Hazard i thotë Real Madridit "eja më merr, nëse më do"

“Real Madridi mund të më interesojë, të gjithë e dinë. Mëse nuk më duan, ata nuk do të flasin për këtë, por nëse duan të më blejnë mua, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”.

“Nuk shkoj atje vetëm për të shkuar, por një projekt është i nevojshëm, pasi një të tillë e kam ende në Chelsea. Nëse bëj një Kupë të mirë Botërore, gjërat do të jenë më të lehta…”, kishte deklaruar Hazard për L’Equipe. /Telegrafi/