Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke e ndjekur me shumë kujdes sulmuesi e Wolverhampton Wanderers, Raul Jimenez.
Ylli meksikan ka qenë në formë të lartë këtë sezon, duke ndihmuar Ujqit të mbesin në pjesën e epërme të tabelës në Ligën Premier.
Ai ka shënuar 22 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat duke bërë shumë klube për vete, ndër to edhe Real Madridi.
Sipas gazetës spanjolle AS, Zidane dëshiron të nënshkruajë me Jimenez për të siguruar konkurrencën për Karim Benzema sezonin tjetër.
Jimenez ka treguar më parë se ai dëshironte një transferim në një klub të madh kur u pyet për të ardhmen e tij te Wolves.
Nëse vjen një ofertë nga Mbretërit, Jimenez nuk do të mendonte dy herë për të pranuar. /Telegrafi/