UEFA ka nxjerrë renditjen e re ku në krye mbetet Real Madridi.
Fituesit e Ligës së Kampionëve vazhdojnë të jenë në krye të renditjes pasi në këtë garë kanë fituar në dy vitet e fundit.
Pas Realit gjendet Atletico Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich.
Vendin e pestë e mbanë Juventusi.
Top 10 mbyllet nga Sevilla, Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund, Manchester City dhe Benfica.
Napoli është në vendin e 14-t, pas Chelseat dhe Arsenalit dhe para Manchester Unitedit që janë në pozitën e 16-të.
Fiorentina është e 20-ta, ndërsa Roma e 27-ta. /Telegrafi/