Paul Pogba bën pjesë në listën e shënjestrave kryesore të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Pas rikthimit të Zinedine Zidane, Los Blancos do të bëjnë disa investime për përforcimin e skuadrës, ndërsa emrat janë ndër më të mirët në qarkullim.
Sipas Marca, pasi të arrihet marrëveshja me Chelsean për transferimin e Eden Hazard, klubi spanjoll do të nisë “operacionin Pogba”.
Futbollisti i Manchester Unitedit asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur te Real Madridi, prandaj Mbretërit besojnë se mund ta transferojnë atë.
Për më shumë, ata besojnë se mund ta bindin agjentin e mesfushorit francez, Mino Raiola, që ta nxisë kalimin e klientit të tij në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/