Barcelona ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen El Clasico ndaj Real Madridit të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të përgatitjeve para-sezonale të dy klubeve.
El Clasico e zhvilluar në “AT&T Stadium” nuk kishte si të ishte më e mirë, pasi pati gjithçka, nga rastet, shtyllat e deri te golat.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse krejtësisht e barabartë, por me Barcelonën që gjeti golin e vetëm me anë të Ousmane Dembele (15’), i cili finalizoi një aksion të mirë pas asistimit të Pedrit.
Ndeshja nisi me një traversë nga distanca nga Oriol Romeu (3’), ndërsa Real Madridi iu kundërvë me anë të Vinicius Junior (20’, 39’) duke goditur dy herë traversën, ndërsa në rastin e dytë nga topi i kthyer edhe Jude Bellingham goditi shtyllën.
HALFTIME IN DALLAS!
1️⃣ Barça (O. Dembélé 15')
0️⃣ Real Madrid#ElClásico pic.twitter.com/VETJdacrHP— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 29, 2023
Rodrygo Goes (32’) rrezikoi nga gjuajta e lirë, por e priti Andre Ter-Stegen, ndërsa Barcelona pati edhe një rast me Dembele (42’), i cili humbi rast ideal i vetëm përball Thibaut Courtois.
Në pjesën e dytë, Real Madridi goditi përsëri dy traversa, ndërsa Barcelona shënoi dy supergol tjerë për të marrë fitoren në El Clasicon e parë të sezonit.
Aurelien Tchouameni (61’) goditi traversën nga distanca, Vinicius Jr (87’) gjithashtu goditi traversën pas një depërtimi të mirë individual, ndërsa Joselu (89’) ishte afër të shënonte me kokë.
FULL TIME!!! #ELCLÁSICO IS BLAUGRANA! pic.twitter.com/3DFGYjjgkB
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 29, 2023
Barcelona golin e dytë e gjeti në minutën e 85-të me anë të të riut Fermin Marin, i cili u inkuadrua në minutën e 66-të dhe shënoi një supergol nga distanca për 2-0.
20-vjeçari ishte më meritori edhe tek goli i fundit pasi dha një super asistim për Ferran Torres (90+), i cili gjithashtu shënoi një gol të bukur dhe vulosi fitoren 3-0. /Telegrafi/