Telegrafi

Real Madridi shpreson ta mposht Chelsean në garën për shërbimet e sensacionit brazilian

Tregu brazilian ka qenë një të cilin Real Madridi e ka eksploruar në shumë raste gjatë viteve të fundit, duke nënshkruar me lojtarë si Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Endrick Felipe.

Ata po synojnë ta bëjnë këtë përsëri, kësaj radhe duke tentuar të nënshkruajnë me një mbrojtës të djathtë, pozitë kjo që është bërë esenciale për Florentino Perez.

Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez që të dy janë në perëndim të karrierës dhe momentalisht nuk ka ndonjë zëvendësues adekuat për asnjërin prej tyre.

Kjo mund të ndryshojë tani, pasi sipas Diario AS, Real Madridi ka shprehur interesim të fortë për të nënshkruar me Pedro Lima të Sport Recifes.

Sidoqoftë, Chelsea duket në një pozicion më të favorshëm për të siguruar shërbimet e 17-vjeçarit, i cili raportohet se mund të transferohet për shumën e gjashtë apo shtatë milionë eurove.

Real Madridi janë mbrapa në garë, por ata mund të synojnë të krijojnë avantazh në rast se gjiganti anglez nuk pajtohet në fund me kushtet për transferimin e tij.

Transferimi i Limas do të kishte kuptim shumë për Real Madridin, pasi ata kanë nevojë për një mbrojtës të djathtë për dekadën e ardhshme./Telegrafi/