Telegrafi

Real Madridi i së ardhmes, formacioni U-23 ​​që mund të konkurrojë me të mëdhenjtë e Evropës

Real Madridi njihet si klub i cili shpenzon shifra të mëdha për transferimin e lojtarëve të konfirmuar që i cilëson si galaktikë.

Megjithatë, në vitet e fundit ky trend i tyre ka ndryshuar dhe klubi spanjoll po mendon edhe për të ardhmen duke nënshkruar me talent të rinj.

Qëllimi i Mbretërve tani është të krijoj Real Madridin e së ardhmes duke pasur shumë talent në gjirin e tyre.

Lexo po ashtu Tri formacionet e mundshme të Real Madridit me Hazardin 

I fundit i nënshkruar nga klubi mbretëror është sulmuesi serb 21-vjeçar, Luka Jovic, i cili i bashkohet transferimeve si Vinicius Junior apo edhe Brahim Diaz.

Lojtarë tjerë të talentuar te Reali janë edhe Dani Ceballos, Jesus Vallejo dhe Marco Asensio.

Gazeta spanjolle AS ka përpiluar një formacion të mundshëm të Real Madridi me lojtarët nën 23-vjeç, të cilin e gjeni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/