Telegrafi

Real Madridi rivalizon gjigantët anglezë për Pulisicin

Christian Pulisic (Getty Images)

Real Madridi ka vendosur t’i hyjë garës për shërbimet e ylli të Borussia Dortmundit, Christiano Pulisic, i cili pëlqehet shumë nga skuadrat angleze.

Gjigantët e La Ligës thuhet se kanë bërë sondazhet e para dhe kanë pyetur për yllin amerikan të Dortmundit.

Sipas tablodit britanik Daily Mail, Mbretërit kanë pyetur Dortmundin për mundësitë e transferimit të yllit të tyre, Pulisic.

Ylli i ekipit kombëtar të SHBA-ve është lidhur shumë me një lëvizje të madhe të parave këtë verë, me Chelsean dhe Liverpoolin.

Christian Pulisic (Getty Images)

Megjithatë, transferimi i Pulisicit nuk do të jetë aspak i lehtë pasi pritet të kushtojë shumë marrë parasysh talentin dhe moshën e tij.

Ato skuadra që planifikojnë një transferim të Pulisic duhet të paguajnë së paku 60 milionë euro, pasi 19-vjeçarin konsiderohet të jetë një perspektivë e nxehtë për të ardhmen.

Përveç këtyre skuadrave interesim për yllin amerikan ka shprehur edhe gjiganti tjetër anglez nga Old Trafford, Manchester United.

Edhe gjermanët e Bayern Munich janë në mesin e një liste të gjatë të skuadrave të interesuara. /Telegrafi/