Telegrafi

Real Madridi rivalizon Barcelonën për Aubameyangun

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është bërë objektiv i madh i klubeve kryesore nga La Liga.

Arsenali shpreson të lidhë sulmuesin e tyre me një kontratë të re, pasi kanë frikë se ai mund të largohet nëse Unai Emery mbetet si menaxher.

Kjo situatë e krijuar ka bërë që disa klube të mos mbesin duarkryq dhe të bëjnë sondazhet e para për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Nëse qëndron Emery - Aubameyang dhe Lacazette pritet të largohen nga Arsenali

Barcelona thuhet se e shikon Aubameyangun si një zëvendësim ideal për Luis Suarez, megjithëse edhe ylli i Gabonit është në të tridhjetat e tij.

Megjithatë, gjiganti katalunas nuk është klubi i vetëm i interesuar për shërbimet e ish-sulmuesit të Dortmundit.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Real Madridi ka hyr në garën për të nënshkruar Aubameyangun nga Arsenali dhe do të tentojë transferimin e tij. /Telegrafi/