Site icon Telegrafi

Real Madridi përgatit ‘operacionin fshesa’ – Synohet fitimi i 500 milionë eurove nga shitja e nëntë yjeve

Drejtuesit e Real Madridit janë gati të shesin disa yje të mëdhenj me qëllim të arritjes së fitimit prej 500 milionë euro këtë verë.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për klubin nga Santiago Bernabeu, që mendon të përfitojë shumë para nga shitja e lojtarëve.

Gazeta spanjolle AS raporton se shumë yje janë në mesin e atyre që pritet të largohen për t’ju bërë vend të rinjve që pritet të vijnë në verë.

Lexo po ashtu Real Madridi përgatit 500 milionë euro për blerjen e tre galaktikëve

Raphael Varane, Toni Kroos dhe James Rodriguez, i huazuar te Bayern Munich do të vihen në dispozicion për një total prej 240 milionë eurosh, ku secili nga ta vlerësohet nga 80 milionë euro.

Gareth Bale dhe Isco gjithashtu do të shiten për një paketë me vlerë 130 milionë eurosh, ku ylli nga Uellsi llogaritet në 70 milionë dhe spanjolli në 60 sosh.

Kroos, Isco dhe Bale janë tre nga largimet e mundshme të Realit (Foto: AS.com)

Të tjerët që do të largohen do të jenë Marcelo, Jesus Vallejo dhe Mariano Diaz. Braziliani vlerësohet 35 milionë, spanjolli 10 milionë, ndërsa nga sulmuesi Diaz synohen 20 milionë euro.

Mateo Kovacic do t’i ofrohet Chelseat për një tarifë prej 70 milionë euro, ndërsa totali i synuar nga shitja e të gjithë lojtarëve mendohet të jetë 500 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version