Telegrafi

Real Madridi përgatit 500 milionë euro për blerjen e tre galaktikëve

Foto: DailyMail

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë gati plot 500 milionë euro për të rindërtuar skuadrën dhe për të kënaqur kërkesat e trajnerit të kthyer Zinedine Zidane.

Pas dy viteve kursimesh apo investimeve të pakta, gazeta L’Equipe raporton se Florentino është gati të kthej lavdinë e Galaktikëve duke zgjedhur tre yje të klasit botëror në listën e tij të blerjeve.

I pari në listën e dëshirave të Mbretërve është sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, të cilin presidenti i Realit nuk arriti të bindë në verën e vitit 2017 kur u largua nga Monaco. Një ofertë rekord botëror prej 280 milionë është diskutuar për të bërë për fituesin e Kupës së Botës.

Lexo po ashtu Florentino Perez do ta thyejë rekordin e transferimeve te Reali gjatë afatit kalimtar veror

I dyti në listë është ylli i Chelseat, Eden Hazard , me termat personale që tashmë thuhet se janë zgjidhur. Çështja kryesore për këtë marrëveshje është arritja e marrëveshjes me klubin londinez.

Ballina e gazetës L’Equipe

Emri i tretë në listën e transferimeve galatike përfshinë mesfushorin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Ashtu si Mbappe dhe Hazard, Pogba është një kërkesë personale e trajneri të rikthyer francez Zidane.

Vetëm javën e kaluar, mesfushori i Unitedit deklaroi: “Jam i lumtur në Manchester, por Madridi është një klub që të gjithë ëndërrojnë”. /Telegrafi/