Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois dënoi qëndrimin e Diego Simeones, i cili u zemërua për anulimin e golit të Julian Alvarez pasi ai preku topin dy herë gjatë ndeshjes së dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ndërmjet Atleticos dhe Realit (1-0 / 2-4 në penallti).
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është shprehur i pakënaqur për këtë vendim, duke vënë në dyshim vlefshmërinë e golit të anuluar.
Në konferencën për shtyp ai kërkoi nga gazetarët e pranishëm që të ngrenë duart nëse shohin një prekje të dyfishtë, gjë që askush nuk e bëri.
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka reaguar ndaj komenteve të Simeones, duke kritikuar qëndrimin e tij dhe duke e akuzuar atë se vazhdimisht luante me viktimën dhe ankohej për situata të ngjashme.
Courtois theksoi se gjyqtarët nuk favorizojnë asnjë skuadër dhe se me ndihmën e teknologjisë kanë vlerësuar saktë situatën.
Ai gjithashtu shtoi se nëse një ekip kryeson 1-0 në minutën e parë dhe nuk përpiqet të shënojë një gol të dytë, ky është rezultati i lojës së tyre.
🗣️ Thibaut Courtois: “Estoy harto de tanto llanto y ese victimismo de Simeone.”
VAYA PALO, MI PORTERO 👏🏻👏🏻👏🏻pic.twitter.com/haQGeXF65e
— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) March 12, 2025
Real Madrid do të luajë kundër Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/