Telegrafi

Real Madridi në kërkim të portierit, katër emra në listë për pasardhësin e Navas

‘Los Blancos’ janë duke i përcjellë kaur emra për portë, pasi janë në kërkim të një zëvendësuesi të Keylor Navas, por do të hasin në shumë vështirësi për t’i marr.

Real Madridi nuk bleu asnjë lojtar në janar, ndërsa Florentino Perez pret që në verë ta hap thesin dhe projekti i ri fillon nga porta.

Numri 1 për Real Madridin ishte objektivi i parë dhe i vetëm deri me 21 janar.

Ylli i ri i Athletic Bilbaos, Kepa, ishte shumë afër Madridit, por në fund vendosi që t’i qëndrojë besnik klubi të vendlindjes duke vazhduar kontratën.

Ardhja e tij do ta largonte Navas, i cili ka mbetur zgjedhja e parë edhe për disa muaj.

Pas Kupës së Botës, Real Madridi do ta ketë një portier të ri.

Tashmë është një listë e shkurtër dhe njëri nga portierët  do të jetë në portë për sezonin 2018-19.  /Telegrafi/

David de Gea

Thibaut Courtois

Jan Oblak

Gianluigi Donnarumma