Telegrafi

Real Madridi mund ta përdorë Hakimin për të ‘rrëmbyer’ Lautaron para Barcelonës

Real Madridi është duke peshuar mundësinë për të rrëmbyer objektivin kryesor të Barcelonës këtë verë, sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez.

Menaxhimi i Realit janë tifozë të Lautaros dhe po eksplorojnë perspektivën e transferimit të argjentinasit në Santiago Bernabeu.

Lautaro është një objektiv i vjetër dhe i madh i Barcelonës, por Mbretërit janë të interesuar ta rrëmbejnë atë para Barcelonës.

Lexo po ashtu Bartomeu: Barcelona ende e analizon transferimin e Lautaros

“Real Madridi gjithashtu e do me të vërtetë atë dhe mbase Achraf Hakimi ishte hapi i parë për ta transferuar lojtarin”, ka thënë fillimisht shefi i Okdiario, Eduardo Inda, duke iu referuar marrëveshjes së Interit për ish-mbrojtësin e Realit.

“Problemi është se për të bërë një operacion të këtij lloji, Real Madrid do të duhet të shesë lojtarë për 200 milion euro”.

“Ky është objektivi që ata kanë këtë vit në drejtim të shitjeve”, përfundoi Inda.

Interi mbetet i vendosur të lejojë Lautaron të largohet vetëm për klauzolën e tij origjinale të blerjes prej 111 milionë eurosh. /Telegrafi/