Real Madridi po i kushton vëmendje situatës së mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, kontrata e të cilit në Old Trafford skadon verën e ardhshme dhe duket gjithnjë e më shumë gjasa që ai të largohet për sfida të reja.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Unitedi nuk po mendon të rinovojë kontratën e një lojtari që i kushton 12 milionë euro në sezon.
Performanca e tij ka qenë nën nivel gjatë gjithë kohës së tij në klub dhe drejtuesit nuk duan më ta mbajnë në Old Trafford.
Kjo situatë ka bërë që Real Madridi ta sheh një mundësi të mundshme për transferimin e lojtarit francez.
Zinedine Zidane tentoi transferimin e tij në disa raste sa ishte trajnerit, por nuk pati asnjë dobi.
Megjithatë, fakti që ai tani është i lirë në verë mund të lubrifikojë situatën dhe Los Blancos pritet të kompletojnë transferimin e tij.
Juventusi dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të vëmendshëm me situatën dhe do të tentojnë të joshin Pogban për një transferim të mundshëm. /Telegrafi/