Real Madridi raportohet të jetë në mesin e një numri të madh klubesh që monitorojnë progresin e yllit italian të Fiorentinas, Federico Chiesa.
Mesfushori anësor me tipare sulmuese është parë si një nga talentet më në zhvillim të futbollit italian.
Paraqitjet e tij të mira me gola dhe asistime te klubi Viola kanë bërë që Chiesa të lidhet me një numër të madh ekipesh evropiane.
Napoli, Interi, Juventusi, Bayern Munichu, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë disa nga klubet e mëdha që po interesohet për shërbimet e italianit.
21-vjeçari është tashmë një reprezentues i Italisë dhe thuhet se Fiorentina është gati ta shes lojtarin, por e vlerëson atë së paku 60 milionë euro.
Sipas mediumeve Calciomercato dhe Corriere dello Sport, ekipi i fundit që dëshiron transferimin e Chiesas është Real Madridi.
Bale nuk po gjen rahatinë dhe formën më të mira shkaku i lëndimeve dhe Los Blancos janë të interesuar të shtojnë cilësitë në krahët e sulmit.
Chiesa ka shënuar 10 gola deri tani më këtë sezon, ku shtatë të fundit vijnë në pesë ndeshjet e fundit. /Telegrafi/