Raportimet e fundit që po vijnë nga Spanja, shkruajnë se Real Madridi është i interesuar që të nënshkruajë me yllin e Juventusit, Paulo Dybalan.
La Joya që ka nënshkruar kontratë të re me Zonjën e Vjetër këtë vit, ka pasur shumë oferta gjashtë verës.
Ato ende nuk kanë mbaruar dhe lojtari shihet si përforcim nga gjigantët e tjerë evropian.
Sipas Mundo Deportivo, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kërkojnë a formojë dyshen Dybala – Kylian Mbappe.
Ata e duan edhe yllin e Paris Saint-Germainit, që këtë vit kaloi nga Monaco.
Besohet se Los Merengues kanë pasur interesim sezonin e shkuar, por ndeshja finale mes tyre ka vërë shumë pikëpyetje.
Por këtë sezon Dybala ka shënuar 12 gola në tetë ndeshje deri tani, shifra që e kanë vënë Realin në aksion.
Këto burime shkruajnë se lojtari ende nuk ka vendosur për të ardhmen dhe ka simpati të madhe për të Juventusin. /Telegrafi/