Telegrafi

Real Madridi konsideron transferimin e Icardit

Mauro Icardi (/Getty Images)

Mauro Icardi është edhe një objektiv i mundshëm për Real Madridin, me Los Blancos që kërkojnë të forcojnë sulmin këtë verë pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Presidenti Florentino Perez ka premtuar nënshkrime të mëdha gjatë prezantimit të Alvaro Odriozolas dhe Icardi do të përshtatet me projektin e Mbretërve.

Interi po negocionte me Real Madridin dimrin e kaluar, por Los Blancos rrallë bënin investime të rëndësishme gjatë këtij afati kalimtar dhe asnjë transferim nuk u realizua.

Lexo po ashtu Reali e zëvëndëson CR7 me Hazardin dhe Icardin?

Tani, megjithatë, kampionët evropianë mund të bëjnë një lëvizje për 25-vjeçarin, lirimi i të cilit aktualisht ka kaluar klauzolën prej 110 milionë eurosh.

 Icardi është një golashënues i lindur (Getty Images)

Profili i argjentinasit si një golashënues i pastër dhe një lojtar që lulëzon në zonën e penalltisë i përshtatet shumë klubit mbretëror.

Ky është lloj i sulmuesit që ata kanë nevojë, pjesërisht për të zëvendësuar golat e Ronaldos – që kishte një mesatare prej 50 golave në sezon – dhe pjesërisht për të siguruar një partner dhe konkurrencë për Karim Benzeman.

Lexo po ashtu Interi përgatit rinovimin e kontratës së Icardit

Icardi ka shënuar 24 dhe 29 gola në dy sezonet e fundit me Interin dhe klubi italian duket se refuzuar ta humb atë, pasi ishte ai që i ndihmoi të kthehen në Ligën e Kampionëve.

Drejtuesit e klubit italian gjithashtu kanë synim rinovimin e kontratës me yllin argjentinas dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet fillimi i bisedimeve. /Telegrafi/