Telegrafi

Real Madridi kërkon 90 milionë euro për Kovacicin

Mateo Kovacic (Getty Images)

Skuadra e madhe spanjolle, Real Madridi, ka zbuluar çmimin që kërkon për yllin kroat, Mateo Kovacic.

Kovacic u transferua në vitin 2015 tek Real Madridi nga Interi për një shifër të raportuar mbi 30 milionë euro.

Mesfushori kroat ka zhvilluar 109 paraqitje me Mbretërit duke shënuar edhe tri gola, por pa arritur të zë një vendi titullari tek spanjollët.

Lexo po ashtu Kovacic konfirmon synimin për t'u larguar nga Reali

Angazhimi si zëvendësues në shumicën e kohës ka bërë që Kovacic të mendoj largimin nga Bernabeu dhe kështu nuk mungojnë skuadrat e interesuara.

Mateo Kovacic (Getty Images)

Sipas mediumit britanik Daily Star, Manchester City ka shënjestruar mesfushorit e Realit, Kovacic, pasi humbi garën për Jorginhon.

Megjithatë, Real Madrid ka vendosur një çmim të lartë për kroatin dhe do të shesë atë vetëm nëse kërkesa e tyre plotësohet.

Lexo po ashtu City shfaq interesim për Kovacicin

Mbretërit nuk do ta lirojnë Kovacicin pa u paguar çmimi prej 80 milionë funtesh apo  90.5 milionë eurosh.

Për yllin kroat interesim kanë shprehur edhe Interi e Juventusi në Serie A, ndërsa në Ligën Premier pëlqehet nga Manchester United. /Telegrafi/