Site icon Telegrafi

Real Madridi ka një alternativë nëse nuk e transferon Alexander-Arnoldin

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold është objektivi kryesor i Los Blancos me anësorin që është futur në muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin.

Megjithatë The Reds po tentojnë me çdo kusht ta ndalin yllin e tyre në Anfield dhe te Real Madridi kanë tanimë një alternativë tjetër.

Lexo po ashtu Real Madrid synon më shumë lojtarë spanjollë për të rikthyer identitetin kombëtar

Drejtuesit madrilen po mendojnë që të transferojnë një tjetër mbrojtës krahu nëse nuk arrihet te Arnold.

AS ka raportuar se kryeqytetasit spanjoll duan transferimin e Pedro Porros nëse nuk arrihet transferimi i anglezit.

Por për të arritur te anësori i Tottenham Hotspur duhet të shpenzohen para dhe Spurs nuk do ta lejojnë largimin e tij pa 60 milionë euro.

25-vjeçari këtë edicion në 15 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version