Mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek vazhdon të mbetet njëri nga prioritet kryesore të Real Madridit.
Van de Beek ka shkëlqyer sezonin e fundit duke ndihmuar Ajaxin të arrijnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që holandezi të bëhet një emër i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, ku ndër më të interesuarat ishte Real Madridi.
Sipas mediumit anglez The Telegraaf, Mbretërit po përgatiten të nisin një ofertë prej 55 milionë eurosh për mesfushorin e Ajaxit verën e ardhshme.
Holandezi gjithashtu është lidhur me një transferim te Tottenham , por ai do të preferonte të marrë një sfidë të re në Santiago Bernabeu.
Van de Beek ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime në 13 ndeshje për Ajaxin në Eredivisie këtë sezon. /Telegrafi/