Telegrafi

Real Madridi ka 300 milionë euro dhe një listë të gjatë për transferime

Është vetëm janari, por Real Madrid aktualisht është jashtë garën në Kupën e Mbretit dhe 19 pikë pas Barcelonës në La Liga. 

Zinedine Zidane nuk mendon të bëjë blerje në këtë janar, por Real Madridi ka gati 300 milionë euro për blerjet e verës.

Galacticot kanë kursyer shumë para, pasi blerja e fundit e madhe daton që në vitin 2014, me ardhjen e James Rodriguez për 80 milionë euro.

Blerja e fundit e Real Madridit e madhe

Gjatë kësaj kohe janë shitur emra si Angel Di Maria, Mesut Ozil dhe Alvaro Morata.

Në anën tjetër Real Madridi nuk ka pasur asnjëherë me pagat e lojtarëve siç kanë klubet e tjera të mëdha.

Ozil dhe Di Maria sa ishin te Real Madridi

Real Madrid është klub i shëndetshëm financiarisht me 178 milionë euro fitime në vitin e shkuar.

Tashmë është gati edhe një listë më emrat që mbretërit kërkojnë të bëjnë  dhe pritet të jenë mjaft agresiv.

Neymar, Harry Kane, Robert Lewandowski, Eden Hazard, Alvaro Odriozola dhe David de Gea, janë emrat në listë.

Neymar ëndrra e madhe e Real Madridit

Pritet që disa nga këta emra të zbarkojnë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/