Site icon Telegrafi

Real Madridi ishte gati të paguante 250 milionë euro për Lionel Messin, dalin detajet e takimit të argjentinasit me Florentino Perezin

Ka dalë në dritë lajmi ku Real Madrid ishte i gatshëm ta paguante klauzolën e Leo Messit në qershor të vitit 2013, pak muaj para se të nënshkruante me Gareth Bale.

Agjenti i argjentinasit e kishte informuar babanë e lojtarit, Jorge Messin, për interesimin, se ata do ta thyenin rekordin botëror për transferimin.

Spiegel anëtar i rrjetit EIC në të cilën bën pjesë edhe EL MUNDO, raporton se oferta vlente 250 milionë euro.

Lionel Messi (Getty Images)

Mësohet se paga për Messin e ofruar ka qernë 23 milionë euro dhe një milion euro për babanë e tij.

Lexo po ashtu Dikur mbret i transferimeve tani Real Madridi është klubi që ka harxhuar më së paku, Barcelona rekordere

Real Madridi e ka mohuar lajmin se është bërë një ofertë e tillë.

Perez duke zbritur nga aeroplani privat (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)

“Ky informacion nuk e konfirmon realitetin, është totalisht i pavërtetë”, kanë thënë nga klubi.

Lexo po ashtu Barca thyen rekordin botëror të shpenzimeve brenda një sezoni, lë pas Realin

Lajmi konfirmon edhe detaje të tjera për planin se si klubi ka kërkuar të nënshkruajë me Messin.

Lionel Messi dhe festa e tij me Barcelonën në ndeshjen me Real Madridin (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Takimi është bërë brenda një aeroplani privat, në prezencën e Leo Messit; avokatit të tij Inigo Juarez; Florentino Perezit; drejtorit sportiv, Miguel Pardeza; dhe avokatit të klubit të Real Madrid.

Florentino Perez, njeriu i transferimeve të çmendura (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Spiegel gjithashtu thekson se Juarez i tha Jorge Messit se Real Madridi ka premtuar se do ta mbrojë me çdo kusht lojtarin nëse ekspozohet më pas për mashtrim tatimor. /Telegrafi/

Exit mobile version