Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin e PSV Eindhoven dhe reprezentuesin e Meksikës, Hirving Lozano.
Meksikani ka qenë një nga yjet e hershme të Kupës së Botës këtë verë, pasi ai shënoi një gol të mirë individual nga Gjermanisë.
Ky gol i Lozanos ia dha kombit të tij një fitore të madhe ndaj Gjermanisë duke i dhënë mundësia të mira për kalimin tutje nga grupi.
Sipas mediumit Diario AS dhe Record, kampionët evropianë janë të interesuar të nënshkruajnë me lojtarin që vlerësohet në 35 milionë euro.
Edhe kampioni italian, Juventusi, është i interesuar të nënshkruajnë sulmuesin e talentuar meksikan.
Raporti supozon se një marrëveshje e tillë do të ishte të parashikonte daljen e mundshme të Gareth Bale këtë verë.
Lozano thuhet se është një sulmues i gjerë i cili është i aftë të luajë në anën e djathtë ose të majtë të një sulmi me tre ose si sulmues i dytë.
Ish-ylli i Pachucas u bashkua me PSV-në në vitin 2017 dhe ka shënuar 17 gola dhe 11 asistime në 29 ndeshje ndërkombëtare. /Telegrafi/