Telegrafi

Real Madridi interesohet për Icardin, synon t’ia rrëmbejë PSG-së nga duart

Mauro Icardi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka kthyer në radar përsëri yllin nën pronësi të Interit, sulmuesin Mauro Icardi, i huazuar te Paris Saint-Germain.

Sipas mediumit të afërt me klubin zikatër FCInterNews, Mbretërit kanë bërë kërkime në lidhje me situatën kontraktuale mes PSG-së dhe Interit në lidhje me Icardin.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është i prirur ta bëjë Icardin një nënshkrim të përhershëm sa më shpejt që është e mundur dhe tashmë ka një marrëveshje për ta sjellë atë për 70 milionë euro.

Lexo po ashtu Icardi: Kam shënuar rreth 150 gola, në zonë jam “vrasës”

Megjithatë, një marrëveshje e përhershme kërkon pëlqimin e Icardin dhe interesi nga Reali mund të bëhet një faktor ndërlikues.

Icardi po përjeton super-formë te PSG (Foto: Twitter/Paris Saint-Germaini)

Me Edinson Cavanin afër largimit nga Parc des Princes, PSG duan t’i japin Icardit një rol qendror në ekip.

Leonardo është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë pesë-vjeçare, por presidenti i Realit, Florentino Perez duket se do t’i vështirësoj gjërat. /Telegrafi/