Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka kthyer në radar përsëri yllin nën pronësi të Interit, sulmuesin Mauro Icardi, i huazuar te Paris Saint-Germain.
Sipas mediumit të afërt me klubin zikatër FCInterNews, Mbretërit kanë bërë kërkime në lidhje me situatën kontraktuale mes PSG-së dhe Interit në lidhje me Icardin.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është i prirur ta bëjë Icardin një nënshkrim të përhershëm sa më shpejt që është e mundur dhe tashmë ka një marrëveshje për ta sjellë atë për 70 milionë euro.
Megjithatë, një marrëveshje e përhershme kërkon pëlqimin e Icardin dhe interesi nga Reali mund të bëhet një faktor ndërlikues.
Me Edinson Cavanin afër largimit nga Parc des Princes, PSG duan t’i japin Icardit një rol qendror në ekip.
Leonardo është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë pesë-vjeçare, por presidenti i Realit, Florentino Perez duket se do t’i vështirësoj gjërat. /Telegrafi/