Real Madrid po kërkon një zëvendësues për Karim Benzema që po shkon drejtë përfundimit të karrierës së tij.
Los Blancos tashmë kanë disa shënjestra, shkaku që sulmuesi francez është 32-vjeçar dhe nuk po kalon në formë e tij më të lartë.
Sipas asaj që raporton Marca, madrilenët kanë në shënjestër sulmues si, Erling Haaland i Borussia Dortmundit, Timo Werneri i Rasenball Sport Leipzig dhe Lautaro Martinez i Interit.
Norvegjezi po shkëlqen te skuadra gjermane dhe Real Madridi e ka bërë prioritet transferimin e tij.
Spanjollët interesohen edhe për Wernerin, mirëpo ky i fundit e dëshiron kalimin te Liverpooli, pasi është në dijeni se mund të ketë hapësirë më të madhe në Anfield.
Në anën tjetër, Martinez po kërkohet edhe nga Barcelona, derisa klauzola e tij te Nerazzurët është 111 milionë euro. /Telegrafi/