Telegrafi

Real Madridi interesohet për Courtois

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 05: Thibaut Courtois of Chelsea rolls the ball out during the Premier League match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on November 5, 2017 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Portieri belg, Thibaut Courtois ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Real Madrid po konsideron një lëvizje për portierin e Chelseay, Courtois – kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2019.

Sipas mediumit belg HLN, kampionët evropian po monitorojnë gjendjen e ish-portierit të Atletico Madridit.

Lexo po ashtu Juventusi monitoron situatën e Courtoisit

Kështu, Mbretërit do të rivalizojnë së bashku me Paris Saint-Germainin dhe Juventusin që gjithashtu janë duke u interesuar për të.

Courtois është njëri nga portierët më të mirë në botë për momentin (Getty Images)

Interesimi i Real Madridit ndaj David De Geas të Djajve të Kuq duket të ketë përfunduar, pasi një marrëveshje me të dështoi disa herë.

Mbretërit, përveç Courtoisit gjithashtu kanë qenë të lidhur fort me portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.

Lexo po ashtu Chelsea mendon transferimin e Oblakut nëse Courtois largohet

Megjithatë, raportet e fundit thonë se klubi mund të mbajë besimin e tyre edhe te portierët aktual, Keylor Navas dhe Kiko Casilla deri sa t’ju vjen mundësia për të transferuar reprezentuesin belg.

Një transferim i mundshëm i belgut në Santiago Bernabeu nuk do të pritej mirë nga rivalët e mëdhenj lokal të Atletico Madridit, pasi në të kaluarën kishe mbrojtur ngjyrat e tyre. /Telegrafi/