Raportimet nga Spanja sugjerojnë se Real Madridi po vëzhgon nga afër situatën e Milan Skriniar pasi kontrata e tij po përfundon me Interin.
Qendërmbrojtësi 27-vjeçar sllovak ishte subjekt i thashethemeve serioze të transferimeve gjatë afatit kalimtar të verës, pasi Paris Saint-Germain u përpoq ta rrëmbente atë nga Nerazzurrët.
Përpjekjet e tyre rezultuan të pafrytshme pasi Interi qëndroi i palëkundur në çmimin e tyre prej 70 milionë euro plus bonuse, por me më pak se një vit të mbetur nga marrëveshja e Skriniar, e ardhmja e tij do të jetë përsëri një temë e nxehtë ndërsa afrohet afatit i transferimeve të janarit.
Siç raportohet nga Mundo Deportivo, Real Madridi i Carlo Ancelottit e konsideron Skriniar një mundësi emocionuese të tregut të transferimeve dhe ata po e ndjekin nga afër situatën e tij në Inter ndërsa klubi kërkon ta blindoj atë me një marrëveshje të re.
Nerazzurrët janë ende të sigurt për të rënë dakord për një kontratë të re, por gjërat po ndërlikohen gjithnjë e më shumë, veçanërisht pasi presidenti Steven Zhang punon për të menaxhuar shqetësimet financiare të klubit. /Telegrafi/