Klubi spanjoll, Real Madridi është distancuar nga një lëvizje për të nënshkruar me mbrojtësin Antonio Rudiger nga Chelsea.
Mbrojtësit gjerman i skadon kontrata me klubin nga Stamford Bridge këtë verë, duke u bërë një emër intrigues për klubet evropiane.
Ai mund të nënshkruajë një para-kontratë me çfarëdo ekipi këtë muaj dhe të largohet falas në fund të sezonit aktual.
Klubet e mëdha evropiane si Bayern Munich, PSG, Manchester United dhe Real Madridi u lidhen shumë me transferimin e gjermanit.
Megjithatë, sipas gazetës Marca, Rudiger kërkoi një pagë shumë të lartë nga Real Madridi gjatë negociatave dhe kjo ka ftohur interesimin e Los Blancos.
Los Blancos thuhet se janë tërhequr nga ideja për nënshkrimin e gjermanit, pasi janë të kënaqur me Eder Militao dhe David Alaba si dyshja e tyre në mbrojtje.
Rudiger donte 200 mijë funte në javë, dhe duke qenë se ai ndoshta do të ishte zgjedhja e tretë sezonin e ardhshëm në Real, gjigantët spanjollë mendonin se marrëveshja ishte shumë e shtrenjtë për të përfunduar. /Telegrafi/